Ka përfunduar gjithçka në ndeshjen mes Chelseas dhe Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka siguruar finalen e madhe, duke mposhtur skuadrën spanjolle, me rezultat 2 me 0.
Timo Werner dhe Mason Mount shënuan dy golat e mëdha të fitores në ndeshjen e sontme, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1.

Tashmë kemi të siguruar një finale të madhe angleze në mes Chelseas dhe Manchester Cityt.

Megjithatë, në përfundimin e ndeshjes, futbollisti i Real Madrid, Eden Hazard është parë shumë i buzëqeshur duke ‘festuar’ me ish-skuadrën e tij.

Belgu ka përshëndetur ish-shokët e skuadrës dhe është kritikuar nga shumë tifozë për këtë veprim. Pasi në dukje, paraqitet si një veprim i cili nuk tregon aspak mërzitje për skualifikimin e Real Madrid nga Champions.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re