Skip to content

“Edhe 1000 udhëtarë në Kakavijë”, Olta Xhaçka: Grekët të gatshëm për të dërguar ekipet

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë të ditur zyrtarisht se pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës.

Sipas saj, kjo dakordësi është arritur pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë.

Teksa tregon rregullat e reja që do të ndjekin qytetarët nga dita e nesërme, Xhaçka thotë se vendimi i sotëm ka të bëjë me përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit.

“Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19.”, shkruan Xhaçka.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb