Skip to content

Edhe 137 kuti për të numëruar, Erion Veliaj thellon rezultatin. Rreth 47 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi

veliaj kellici bashkia tirane





Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është drejt një mandati të tretë për të drejtuar kryeqytetin ka thelluar edhe më tej rezultatin e votave kundrejt rivalit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

veliaj kellici1

Deri tani kur janë numëruar 804 kuti nga 941 në total, Veliaj ka marrë 133138 vota ose 54.18 %. Ndërsa Belind Këlliçi 86143 vota ose 35.0.6% të votave.

Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe në Kombinat, që njihet si një bastion i të djathtës, ku ka arritur të sigurojë 61 për qind të votave.

Ndërkohë, Roland Bejko i PD ka marrë 10520 vota ose 4.28%. Arlind Qori i Lëvizjes Bashke 11793 vota ose 4.80%. Lajla Pernaska e PDIU 0.73 % ose 1799 vota dhe Marko Dajti 0.95 % ose 2328 vota,

“”