Procesi i numërimit të fletëve të votimit, të zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit, është duke vijuar ende në Bashkinë e Lushnjes, kur janë numëruar 124 nga 157 kuti, rezultati është ky:

Eriselda Sefa, PS 16196 vota ose 57.8%

Elton Bano i Shtëpisë së Lirisë, 8859 vota, ose 31.6% dhe Indrit Sefa i PD 2981 vota, ose e thënë ndryshe 10% të votave.

Derimë tani procesi i numërimit ka përfunduar në Vorë, ku votimi u bë në mënyrë elektronike, dhe fitues u shpall përfaqësuesi i PS-së Blerim Shera, i ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë. (Lexo edhe lajmin)

Po ashtu numërimi ka përfunduar në Bashkinë Rrogozhinë, e cila po ashtu u fitua  nga socialistët, ndërsa në vendin e dytë u rendit kandidati i PD-së. (Lexo lajmin)

Sipas të dhënave nga KQZ, votat në përqindje ndahen si më poshtë për Bashkinë e Rrogozhinës.

Partia Socialiste:

Edison Memolla – 5348 vota ose 60.73%

Partia Demokratike:

Ferdinand Saraçi – 1996 vota ose 21.96%

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:

Hekuran Xhani – 1550 vota ose 17.31%

Lexo lajmin kryesor:

Kush po e prin bindshëm Shkodrën, pse mund të përsëriten zgjedhjet në të gjithë Bashkinë

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re