Në Maqedoninë e Veriut pasojat e koronavirusit paraqiten ende alarmante, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 vdekje. Ndërkoh 136 janë rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin fqinj.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 6 pacientë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, ndërsa 132 pacientë janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë kryer plot 991 teste. Shpërndarja e rasteve të reja me Covid-19 është si më poshtë:

Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strrumicë-2, Radovisht-2, Krushevë-2, Koçani-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4 dhe Resnjë-4.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re