Sot është afati i fundit për një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Dy bashkëkryetarët, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri bashkë me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili do të vendosin për mënyrën sesi do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Por një dakordësim duket larg pasi palët janë shprehur se kanë mendime të ndryshe për sistemin zgjedhor, përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe depolitizimin e  administratës zgjedhore.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në mbledhjen e djeshme u shprehën se përfaqësuesi i PSë-së, Gjikuri kishte hedhur poshtë propozimet e tyre për teknologjinë në zgjedhje. Ndërsa vetë Gjiknuri u shpreh se kishte ndjekur shembullin e dreftit të ODIHR-i, rekomandon vetëm 10 % të pajisjes së qendrave me i biometrik dhe jo në të gjithë territorin.

Mirëpo palët janë shprehur dakord për ndryshimin e sistemit, përveç Hajdarit, e cila këmbëngul me kauzën e saj.  Ajo pretendon se sistemi i propozuar nga ajo me lista pjesërisht të hapura që përkrahej nga SHBA dhe ndërkombëtaret, por jo nga PS dhe PD. Mbetet për t’u parë nëse palët do të kenë kompromis.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re