Fati i paketes anti shpifje do te vendoset ne Venecia. Kete here nuk jane institucionet shqiptare por asambleja parlamentare e Keshillit te Europes  e cila i ka kerkuar nje opinion komisionit te Venecias nese ndryshimet ligjore per median online jane apo jo ne perputhje me parimet kushtetuese dhe lirine e medias.

Kerkesa eshte depozituar ne 20 janar dhe mesohet se ekspertet e Venecias do te miratojne opinionin e tyre ne muajin mars. Por pavaresisht se ceshtja tashme eshte ne Venecia, mazhoranca nuk eshte terhequr. Ne komisionin e veprimatrive prodhuese eshte rrezuar dekreti i presidentit i cili kerkoi rishikimin e ketyre ligjeve.

Socialistet kane mbrojtur ndryshimet ligjore per median online si te domosdoshme.

Vendimi per te ecur para me paketen antishpifje eshte bere I qarte edhe nga numri dy i socialisteve taulant Balla I cili ne nje postim ne rrjetet sociale theksoi se dekretet presidenciale do te rrezohen.

Por nga ana tjeter balla ka pershendetur dergimin e ligjit ne Venecia nga asambleja parlamentare e Keshillit te Europes duke theksuar se ligji do te permiresohet me sugjerimet e eksperteve te Venecias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re