Administrata e Presidentit Joe Biden ka vazhduar traditën e votës së SHBA kundër rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kërkon heqjen e embargos ekonomike të SHBA në Kubë.

Rezoluta u miratua për herë të 29-të me 184 vota pro, tre abstenime dhe dy – Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – kundër, raporton Reuters.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB kanë peshë politike, por vetëm Kongresi Amerikan mund të heqë embargon e vendosur mbi Kubën më shumë se 50 vjet më parë.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë votuar kundër një rezolute të tillë për 24 vjet dhe abstenuan për herë të parë në 2016, nën Presidentin Barack Obama, kur Uashingtoni dhe Havana shkriu marrëdhëniet.

Me administratën e ish-Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara u kthyen në kundërshtimin e rezolutës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re