Skip to content

Edhe Brazili “pendohet”: heq dorë nga transferimi i ambasadës në Jerusalem

bolsonaro netanyahu epa

Ministria e Punëve të Jashtme të Brazilit njoftoi se ajo do të hapë një “zyrë biznesi” në Jerusalem dhe kështu devijon nga premtimi i presidentit Jair Bolsonaro se do të lëvizë ambasadën e vendit të tij në këtë qytet

“Brazili ka vendosur të hapë një zyrë në Jerusalem për të nxitur tregtinë, investimet, teknologjinë dhe inovacionin si pjesë e ambasadës së saj në Izrael”, u than ë një deklaratë nga Ministria e Jashtme braziliane.

Deklarata përputhej me ditën e parë të vizitës së Bolsonaro në Izrael, vetëm nëntë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në atë vend.

Presidenti i Brazilit u takua në Jerusalem me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin ka nënshkruar disa marrëveshje bilaterale.

Që kur ambasada e SHBA u zhvendos në Jerusalem në maj të vitit të kaluar, vetëm Guatemala ndjekur këtë veprim.

Paraguai e zhvendosi ambasadën dhe më vonë ndërroi mendje.

Pavarësisht nga përpjekjet e Netanjahut, Bashkimi Evropian mbetet i bashkuar në pikëpamjen se statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet në tryezën e bisedimeve.

Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor në Luftën e Gjashtë Ditëve në vitin 1967.