Britania e Madhe ka shprehur shqetësimin për shkak të planit të paralajmëruar të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili planifikon të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe të fillojë procedurën e zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në kushte anonime mbrëmë konfirmuan ekzistimin e një plani të tillë të Trumpit, ndërsa presidenti i SHBA-ve sot paralajmëroi adresim para opinionit.
Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, porositi se Londra zyrtare është e shqetësuar për shkak të këtij plani, por sipas tij duhet pritur se çfarë do të thotë Trump mbi këtë çështje, shkruan aa.
“Jerusalemi qartë duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale mes palestinezëve dhe izraelitëve, marrëveshje në bazë të negociatave që duam t’i shohim”, tha sot në mëngjes Johnson para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.
“Britania e Madhe nuk ka plan të zhvendosjes së ambasadës në Izrael”, tha Johnson. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re