Gazment Bardhi nga Dibra ka deklaruar se ashtu si Evis Berberi, kreu i ARRSH,  i cili u arrestua, edhe Drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi e ka vendin në burg.

Nga Dibra, ku u zhvillua një takim me demokratët, Bardhi tha se Ceno Klosi dhe Evis Berberi ishin dy personat që i mbronin shpatullat ministres Balluku duke i blerë vota.

Bardhi tha gjithashtu se PD është më e bashkuar dhe më e fortë dhe eshte gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës.

“Një tjetër leksion që kemi marrë nga Dibra dhe u përpoqëm që ta bëjmë realitet, ishte nevoja për bashkim. Sa herë që keni qenë të bashkuar, e keni mundur PS. Lajmi i mirë për demokratët e Dibrës dhe të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë, është që pas 2 vitesh, PD është më e bashkuar dhe më e fortë, gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës. Nëse do të masës qeverisjen e Ramës, shiko Rrugën e Arbrit. Rruga është gjysmë e shkatërruar, dhe e painuguruar. Paratë shkojnë te xhepat e ministrave dhe drejtorëve, që më pas me paratë e korrupsionit, vinë dhe blejnë dinjitetin e shqiptarëve të rrënuar.

Shembullin e keni në 14 maj. Kush ishin dy njerëzit që mbulonin shpatullat e Belinda Ballukut në Dibër? Evis Berberi, Drejtori i ARRSH,  që me paratë e korrupsionit nuk la derë dibrani pa i blerë votën dhe Ceno Klosi, drejtori i famshëm i Tatimeve, që do të ketë fatin e të parit, shumë shpejt sepse çdo i korruptuar e ka vendin në burg. Ky është modeli që ka ngjallur Edi Rama. Skemën e ndihmës ekonomike në disa raste mund ta përdorë dhe për blerje votash, por varfëria është shtuar.”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re