Tomori vazhdon përgatitjet verore për sezonin e ri futbollistik. Në ditën e fundit të përgatitjeve të kësaj jave në Berat ka patur edhe dy afrime të tjera të futbollistëve me eksperiencë në Kategorinë e Parë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Klajdi Broshka dhe mesfushorin Samet Gjoka ata të dy janë përfshirë në një ndeshje brenda familjes që ka zhvilluar skuadra nën drejtimin e Arbrit.

Broshka është larguar nga Apolonia pas 5 sezoneve tek skuadra fierake dhe ky pritet të jetë një afrim i mirë për Tomorin. Ndërsa Gjoka ka luajtur për disa skuadra në Kategorinë e Parë dhe të Dytë dhe sezonin e fundit ishte pjesë e Naftëtarit duke u bërë kështu i katërti futbollist i ardhur nga skuadra kuçovare.

Edhe pse në media disa prej këtyre futbollistëve raportohen se kanë nënshkruar me Tomorin për sezonin e ardhshëm është vet klubi beratas që tregon të kundërtën. Në një njoftim në faqen zyrtare në facebook klubi shprehet se askush nuk ka firmosur por janë të gjithë në provë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re