Edhe dy punonjës të Policisë së Shtetit kanë rezultuar pozitive me COVID-19, duke e çuar në tre numrin e të infektuarve në vend.

Të sëmurët e rinj janë një polic që shërbente si oficer roje tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Tiranë si edhe një tjetër efektiv në Vorë.

Ata janë vetëizouar menjëherë, ndërkohë që autoritetet po gjurmojnë të tjerë persona të cilët kanë qenë në kontakt me ta.

Ditën e sotme ka nisur dezinfektimi i ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë ndërkohë po montohet një tunel dezinfektimi në hyrje të godinës.

Ndërkohë më herët rezultoi pozitiv me COVID-19 një polic në Drejtorinë e Tiranës. Ai u vetizolua në shtëpi. E për shkak të kontakteve që ka pasur, 5 kolegë të tij janë izoluar gjithashtu në banesë.

Gjithashtu mësohet se disa punonjës në Komisariatin e Policisë së Vorës, janë karantinuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re