Subscribe

Largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve ka bërë që e gjithë vëmendja të përqëndrohet aty. Por nuk janë të vetmit që po ikin, pasi edhe farmacistët kanë nisur të braktisin vendin.

 

Sipas të dhënave të Urdhërit të Farmacistit, në vitin 2022 janë anëtarësuar 132 profesionistë të fushës dhe kanë ikur mbi 70 prej tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 

DIANA TOMA

PRESIDENTJA E URDHRIT TË FARMACISTIT

“Përderisa po e ndjen gjitha shoqëria largimin veçanerisht të të rinjve nga Shqipëria, nuk ka sesi  sistemi farmaceutik mos ta ndjej. Në kontigjentin e farmacistëve një pjesë e tyre po largohen. Dhe për këtë problem kemi bërë raportime dhe vërejmë që vitin e kaluar faramcistët e larguar nga Shqipëria ishte më e madhe sesa farmacistët që mbetën në Shqipëri. Eshtë mbi 50 % sasia e atyre që ikin në krahasim me ata që mbetën.”

 

Kryetarja e këtij urdhëri shprehet se ky fenomen shumë shpejt do të na çojë në mungesë profesionistësh në këtë shërbim, ndaj bën thirrje që të ndërmerren politika mbeshtetese.

 

DIANA TOMA

 

PRESIDENTJA E URDHRIT TË FARMACISTIT

 

“Kur dëgjojmë politika për të mbajtur mjekët të njëjtat politika duhen bërë për çdo punonjës, të shëndetësisë ose jo. Por të shëndetësisë është më emergjente”

 

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 3 mijë farmacistë. Kjo shifër ka mbetur e pa ndryshuar për të pakën 3 vitet e fundit, si pasojë e largimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re