“Makabritet” e ka cilësuar analisti Frrok Çupi deklaraten e Presidentit Ilir Meta, i cili tha pak ditë më parë se është gati të sakrifikojë edhe fëmijët e tij si të Adem Jasharit, nëse do të ketë nevojë vendi.

I ftuar në studion e “Report TV”, ndërsa komentoi gjuhën e ashpër të  përdorur nga Meta  javët e fundit, Çupi u shpreh se Presidenti po ndez flakët e akteve terroriste në vend.

“Meta po ndez flakët e akteve terroriste në vend që po thotë se unë djeg fëmijët e mi për atdheun, thirrje kamikazës, makabritet i madh, e papranueshme, do të thotë se te njerëzit e dobët, të dobët emocionalisht, ekonomikisht, dërgon mesazhe se atë ditë duhet ët ketë luftë qoftë edhe brenda llojit.

Nuk ka ndodhur kurrë, askush nuk ka të drejtë të thotë se unë do të ther fëmijët”, tha Çupi.

Lidhur me deklaratat e Metës se nuk do të mbrojë vjedhjen e votave, Çupi u shpreh se  kompetencat e Presidentit janë të kufizuara dhe se nuk ka ansnjë instrument për ta lexuar këtë.

Sipas analistit, Meta thjesht tremb popullin me ‘fantazmën’ e Presidentit.

“Janë të limituara kompetencat e Presidentit dhe ka një nen që thotë se kalimi dhe ushtrimi i çdo kompetence tjetër, është e papranueshme për Presidentin.,

Presidenti bëhet një lloj shtese e paligjshme në institucionet që merren me ruajtjen edhe numërimin e votës. Askund nuk është presidenti që merret me këtë gjë.

Presidenti nuk ka asnjë të drejtë dhe nuk ka asnjë instrument për ta realizuar këtë, thjesht tremb popullin me fantazmën e Presidentit, sikur mbron votat e popullit shqiptar”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re