Gjermania ka shprehur shqetësimin se në Lindjen e Mesme mund të ndodhë një shpërthim i konfliktit pas raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump sot do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit.
Ministria e Jashtme në Berlin, në fakt, ka këshilluar qytetarët gjermanë që kanë për qëllim të vizitojnë Izraelin dhe territoret palestineze: “Prej 6 dhjetorit 2017, demonstratat  janë të mundshme në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Nuk mund të përjashtohen  as konfliktet e dhunshme “. /kk/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re