Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka përfshirë iftarin, vaktin që prish agjërimin e përditshëm gjatë muajit të Ramazanit, në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Kërkesa iu dorëzua organizatës së OKB-së nga Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

“Muslimanët kremtojnë iftarin në perëndim të diellit në muajin e Ramazanit, pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale. Iftari shoqërohet me tubime që forcojnë lidhjet familjare dhe shoqërore dhe promovojnë bamirësi, solidaritet dhe shkëmbim shoqëror”, thuhet në shpjegimin e organizatës UNESCO.

Transmetimi i njohurive për dobitë e agjërimit

Gjithashtu thuhet se si shërbehen gatimet tradicionale dhe lokale gjatë iftarit, pasuar nga tubimi, biseda, lutjet, rituale të tjera… Gjatë procesit, prindërit japin njohuri edhe për dobitë e agjërimit, vlerat dhe funksionet shoqërore të iftarit.

UNESCO thekson se ceremonitë dhe ritualet që lidhen me iftarin praktikojnë edhe personat që nuk agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Në përfundim, ata theksojnë se iftari shpeshherë mbështetet nga organet qeveritare, organizatat joqeveritare dhe bamirëse dhe rëndësia e tij promovohet përmes mediave dhe rrjeteve sociale. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re