Iraku është përfshirë nga protestat masive, pasi lideri shiit Moqtada al-Sadr njëri ndër personat më me influence në vend njoftoi largimin nga jeta politike.

 

Qindra mbështetës të tij të zemëruar sulmuan pallatin qeveritar si përgjigje, duke shkaktuar përleshje të dhunshme me forcat e sigurisë, në të cilat u vra të paktën një protestues ndërsa 12 të tjerë u plagosën.

Ushtria e Irakut njoftoi një shtetrrethim mbarëkombëtar dhe kryeministri në detyrë pezulloi seancat e kabinetit për shkak të trazirave.

 

Iraku ka rreth 1 vit pa qeveri pasi në zgjedhjet e tetorit partia e liderit shiit Sadr mori shumicën e vendeve në parlament por jo aq as për të siguruar formimin e qeverisë. Refuzimi i Sadr për të bërë koalicoin me partitë e tjera shiite të mbështetuar nga irani e la vendin pa qeveri.

Mbështetësit e Sadr bëjnë thirrje për shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme pa pjesëmarrjen e grupeve të mbështetura nga Irani, të cilat ata i shohin si përgjegjëse për krizën politike në vend.

Protestuesit sulmuan edhe godinat qeveritare duke hyrë në sallonet luksoze dhe pishinat. Shpërthim protestash ka pasur dhe në jug të vendit me shumicë shiite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re