Skip to content

“Edhe këtë tokë që kam duan të ma marrin”- Protesta e banorëve të Bërxullës, qytetari: I bëj thirrje SPAK të hetojë problemet me pronat, do të qëndrojmë…




Ditën e sotme banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Ata nuk janë dakord me shpronësimet e qeverisë dhe e kundërshtojnë këtë projekt me protesta prej 8 muajsh.

Njëri prej banorëve që ishte në protestë tha se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Ai gjithashtu i bëri thirrje SPAK që të hetojë problemet pronësore në Shqipëri.

“Ibrahim Deliu që bleu 12 dylym tokë te ambasada amerikane dhe Ibrahim Delia që ka qenë kollovar në Surrel. Kjo tokë është bërë me mbivendosje në Surrel. Këtu është një paçavure e madhe, njësoj siç është në të gjithë Shqipërinë me pronat. Do të qëndrojmë deri në fund. Unë për veten time do të qëndroj. Çfarë do ti lë fëmijës tim unë. Edhe këtë tokë që kam të ma marrin. Prandaj i bëj thirrje SPAK të hetojë problemet e pronave në Shqipëri”, u shpreh njëri prej banorëve.

“”