Stuhia e dëborës që ka përfshirë pjesët lindore dhe qendrore të Kinës ka shkaktuar në kolaps të trafikut ajror dhe hekurudhor.
Reshjet e para të dëborës u regjistruan gjatë festës të Vitit të Ri. Në Yichang, në pjesët qëndrore të vendit janë anuluar 49 linja hekurudhore, e cila ka ndikuar negativisht ndaj mbi 4.000 udhëtarëve.
Dëme kanë pësuar edhe shtyllat elektrike ndërsa është ndërprerë mesimi në disa shkolla në zonën Hainan, shkruan aa. Në 17 aeroporte në vend janë riorientuar fluturimet për shkak të ngricave në pistën e avionëve. Katër aeroporte janë mbyllur përkohësisht.
Instituti meteorologjik kinez lëshoi alarm portokalli si pasojë e stuhisë së dëborës dhe temperaturave të ulëta. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re