Pavarësia është festuar edhe në Kosovë. Fillimisht janë mbajtur homazhe pranë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

 

Më pas presidentja Vjosa Osmani dhe përfaqësues të qeverisë kane shkuar në Prekaz për të nderuar të rënët e familjes Jashari.

 

Ndërkohë ndërtesa e Kuvendit të Kosovës është veshur me ngjyrat kuqezi këtë 28 nëntor.

 

Në sheshin Nënë Tereza panairi “bli shqip” ka pritur qindra qytetare.

 

Me ngjyrat kuqezi është veshur edhe veriu i Kosovës. Por vendosja e flamujve kombëtare është konsideruar provokim nga serbët.

 

“Flamujt shqiptarë nuk kanë çfarë të kërkojnë pranë shtëpive të serbëve, e Kishës së Shën Pjetrit, prandaj ky ‘dekorim’ i papërshtatshëm nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’, shprehet në reagimin e zyra e Serbisë për Kosovën.

 

Ndërkohë edhe Google ka nderuar ditën e Pavarësisë se Shqipërisë duke ndryshuar logon, e cila është zbukuruat nga flamuri kuqezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re