President i Bajram Begaj kërkoi sot në selinë e NATO-s në Bruksel që të konsiderohet kërkesa e Kosovës për tu anëtarësuar në Aleancë.

 

Gjatë konferencës për shtyp me sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg, begaj tha se zgjerimi I NATO-s është një detyrim, ndërsa vuri në dukje kërcënimet e shtuara nga Rusia në rajon.

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENTI I SHQIPERISE

 

KFOR, është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha, të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe të drejta. Në këtë kontekst është në bindjen time se është më se e justifikueshme për ta konsideruar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike.

 

Në konferencë, Begaj kërkoi që NATO të marrë parasysh praninë e saj edhe në portin e ri në Porto Romano, në Durrës.

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I SHQIPERISE

 

Ky port baze detare siguron prezencë detare për Aleancën në rajonin Adriatiko-Jonian, gjithashtu edhe akses në akset kryesore të korridorit tetë. Kjo ndihmon në rritjen e shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së Aleancës në krahun lindor dhe Ballkanin Perëndimor.  

 

Stoltenebrg nga ana e tij vlerësoi Shqipërinë duke theksuar rolin e saj në aleancë e ne vecanti ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

 

 JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I NATO-S

 

“Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë. Edhe NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernetike që ju gjendem pranë. Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë.”

 

Gjthashtu, kreu i aleancës përshëndeti zhvillimet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë  teksa theksoi se së bashku me BE shpresojnë për angazhim konstruktiv nga të dyja palët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko