Vendi ynë është një vend bujqësor, por kjo e fundit po ‘çalon’ nga viti në vit. Skemat e ndjekura nga qeveritë nuk i kanë motivuar aspak të rinjtë që të ruajnë traditën e mbarshtimit të bagëtive. Janë të pakët në numër ata të rinj që në ditët e sotme shkojnë me bagëti, ndërsa të vetmit që po e mbajnë gjallë është brezi i moshuar.

Por edhe këta të fundit, shprehen se të vetëm e kanë të pamundur ti rezistojnë traditës. Në zonën e Shpatit në Elbasan nga viti në vit shihet një reduktim i ndjeshëm i krerëve të bagëtive. Tek tuk aty sheh ndonjë bari i cili i zhytur në agoni mes pyjeve tregon pa shpresë sesi po largohen cdo ditë nga blegtoria.

Për ta rritja e bagëtive është dicka që kërkon mund para dhe punë të pafundme. Këto janë disa nga faktorët të cilët i shtyjnë cdo ditë e më tepër të heqin dorë prej saj dhe pse kushtet e relievit janë tejet të favorshme.E njëjta panoramë thuajse vjen nga të gjitha fshatrat, ku ata që ruajnë bagëtinë janë përgjithësisht mosha e tretë. Ndërsa të rinjtë nuk gjejnë shpresë për ndërtimin e jetës në fshat ndaj zgjedhin emigracionin.

“S’kam me çfarë ta blej mallin, çereku i fshatit mban lopë tjerët i kanë hequr, me të blerë”-tha një nga banorët.

Nuk i ushqejmë dot, mbaj nja 5 kokë sa mos të rri kot. Të ardhurat 0, kemi punuar e pensioni i kooperativës është për tu tallur. Para 10 vitesh ishim ndryshe. Vështirësi e madhe, kemi lopë po ça na duhen, s’kemi me ça ti ushqejmë. Të rinjtë kanë ikur”-tha një tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re