Edhe Luan Baçi kundër Bashës: Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kur e kam radhën unë?

luan-baci.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Edhe Luan Baçi ka dalë kundër Lulzim Bashës.

Deputeti thotë se në PD ka veç shkarkime, përjashtime, intimidime dhe presione për mbyllje goje.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ai shkruan:

“Une…? Ju…..? Ai……? Kush….?

Partia Demokratike është parti e fjalës së lirë, e votës së lirë, kështu lindi dhe kështu do të vazhdojë!

Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, ajo është e dhjetëra mijëra anëtarëve dhe qindra mijëra votuesve dhe simpatizantëve të saj!

Për këdo, që nga anëtari më i thjesht dhe deri në majën e piramidës, janë forumet ato që vendosin, është vota e tyre dhe askush tjetër!

Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kurrsesi nuk funksionojnë deri në fund dhe absolutisht nuk janë në të mirë të Partisë Demokratike!

Ne duhet dhe do të vazhdojmë të gjithë bashke, armiku jonë i vetëm dhe i gjithë Shqiptarëve është Edi Rama dhe rilindja e tij, pavarësisht diferencave që kemi me njeri-tjetrin në gjykim dhe opinioneve që ndajmë!”, nënvizon Baçi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë