Simboli i protestave
në Francë, vala e jelekëverdhëve, ka arritur edhe në Marok. Shumica e
demonstruesve që janë nga punonjësit e sektorit publik dhe privat, kanë veshur
jelekët e verdhë dhe të organizuar po demonstrojnë nëpër qytetet e Marokut duke
kërkuar paga më të mira dhe jetesë më të dinjitetshme, raporton .

Ky veprim, i organizuar nga Unioni i Bashkimit të Teknikëve
të Marokut, po rikujton përvjetorin e Revolucionit Popullor në Tunizi me të
cilin filloi e ashtuquajtuara Pranvera Arabe. Demonstratat janë duke vërshuar
në pjesën veriore të kryeqytetit Rabat, Jerada dhe Huseyma. Atje po kërkohet
edhe lirimi i të burgosurve politik dhe gazetarëve që po mbahen në arres që një
kohë të gjatë.

Në Libi, demonstratat janë përqendruan në pjesën jugore të
vendit.

Banorët e jugut të vendit morën veprime duke mbyllur fushat
e naftës në Sherara në afërsi të qytetit të Ubarit. Demonstratat, të
organizuara nga aktivistët e njohur si “Zemërimi i Fizanit”, u
përhapën në 12 rajone në jug të Libisë.

Presidenti i Këshillit Presidencial, Faiz es-Serrac, ka
njoftuar se Puset e naftës në Sherara janë fukncionale, përkundër asaj se ka
tendenca për mbylljen e tyre të serishme. Ai ka takuar përfaqësuesit e
demonstruesve dhe u ka premtuar se do t’i përmbushë kërkesat qytetare.  Menjëherë është vendosur që regjionit të
Serraxhes ti ndahet një buxhet shtesë prej 85.4 milion dollarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re