Banorët e lagjes ‘5 maji’ në Tiranë po vijojnë me protesta kudnër shembjes së shtëpive të tyre edhe pse sot po bie shi. Ata shprehen se kanë dërguar kërkesë në Bashki për takim që nga e hëna dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigjie.

Një banor i zonës tha se këtu po bëhen afera të mëdha korruptive pasi në 2007 është protestuar pikërisht për këto banesa dhe se nuk është cështje tërmeti apo fatkeqësie tjetër natyrore.

Ata thanë se nuk do firmosin asnjë lloj kontrate pa arritur marrëveshjen e kërkuar.

Banori i lagjes ‘5 maj’:

Po të ktheni protestën e 2007 është bërë plani për të njëjtat banesa, cdo gjë ata e kanë për aferë korruptive. Nëse Arbe Ahmetaj nëse do ti japë kësaj zonjës metrat ja ku e ka pallatin ta marrë ta vlerësojë, pse t’I nxjerrë në shtëpi me qera. Ç’është ky premtim, në tokë time nuk më jep të drejtë të kem hyrje në atë pallat?

Nuk ka për të gërmuar njeri këtu pa marrëveshje, në orën dhe 2 duhet të vijë Velia këtu, një ditë vjen e pastron mbeturinat dhe një ditë vjen na ofendon me ata mashtruesit ose vjen dhe zë rrënjë këtu duke na premtuar gënjeshtra.

Edhe në Komision të ligjeve është thënë se do jepen metra, jepi pra, bëje projektin. E kam sfidu edhe publikisht kryetarin e bashkisë, ju mendoni të bëni vetëm protest. Ka që në 2007 që në këtë zonë është protest për këto zona.

Banore e zonës: Unë nuk dal nga shtëpia, vetëm po më dha celësat në dorë, tërmeti nuk na ka dëmtuar ne. Të vijë Erion Veliaj dhe të flaës drejt, se me ja nxjerr fëmijët e gruan atij jashtë si I duket? Turpi i botës! Unë nuk luaj nga shtëpia ime

Banori: Që të hënën kemi bërë kërkesë, sot dita e 8-të dhe nuk na kanë lajmëruar për një takim, pra nuk kanë qëllim për marrëveshje.

A ka banorë që kanë arritur marrëveshje pas 11 shtëpive të shembura?
Banorët: Të gjithë banorët që janë këtu, nuk kanë firmos dhe nuk do firmosin, atyre u është prek prona. Ky shtet ka ardh gjithmonë me premtime në këtë lagje, prej 30 vitesh. Kanë arritur dhe te letrat zyrtare që i bëjnë me premtime.

Një i moshuar i zonës bën thirrje që të mos i cenojnë dhe t’i detyrojnë të firmosin.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re