ITALI – Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia e Romës në Itali, pasi në banesën e tij i janë gjetur qindra doza hashashi, të përgatitura për shitje.

“Roma Today” raporton se 21-vjeçari shqiptar ishte në arrest shtëpie për drogë dhe vepra të tjera penale, por kjo nuk e ka penguar që ai të zhvillonte aktivitetin e tij.

Kontrolli në banesën e shqiptarit u bë pasditen e djeshme, gjatë një aksioni për të luftuar tregtimin e lëndëve narkotike.

Në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, personi i arrestuar do të mbetet nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit.

BalkanWeb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re