Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas festohet edhe në IEVP “Ali Demi”, në burgun e Grave në Tiranë.

Siç shihet në foto, dy buqeta me lule kanë mbërritur në burg, ku ndodhen 77 gra.

Të afërmit e grave që vuajnë dënimin apo ndodhen të paraburgosura në këtë IEVp kanë vendosur që t’i surprizojnë në ktë ditë të veçantë.

Drejtoresha e burgut në IEVP “Ali Demi” Lindjana Laçi ha disa ditë më parë në “Quo Vadis”  se në burg janë gjithsej 76 gra, prej të cilave 13 janë të dënuara dhe 43 në paraburgim. 13 prej tyre vuajnë dënimin për vrasje.

Laçi: Vetëm 76 janë gra, 33 të dënuar dhe 43 të paraburgosura që nuk kanë marrë një vendim të formës së prerë. 13 të dënuara janë të dënuara për vrasje, për shkak të marrëdhënieve familjare. Te gratë nuk ka dënim të përjetshëm. Burgu i grave është i vetëm në të gjithë Shqipërinë, dhe në të gjithë Shqipërinë ka 76 gra. Ne bëjmë një punë rehabilituese që kur t’i kthehn jetës këto gra të pranohen nga shoqëria. Ka raste që vijnë dhe i shikojnë familjarët dhe ka rste që nuk vijnë. Shpesh bien pre e paragjykimeve dhe preferojnë që mos vinë dhe të flasin në telefon./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re