Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderon të gjithë punonjësit, por dhe vullnetarët që jo vetëm në këto ditë festash, por të gjithë vitin shërbejnë në qendrat sociale të ngritura kudo në kryeqytet.

“Hej grupi përshëndetje të gjithëve. Jemi nga qendra “Gonxhe Bojaxhi” te “5 Maji” ku mjeshtrja jonë Yllka ka bërë përsheshin më të mirë për Krishtlindje që mund të keni provuar ndonjëherë. Por pyetja është: Mirë që e bëri përsheshin Yllka, mirë që keni ftuar dhe gjithë komunitetin, por kush ishin vullnetarët më të mirë në botë që e shpërndanë?! Nxënësit fantastikë të shkollës Ardian Klosi. Ju duam shumë dhe ju falenderojmë të gjithëve. Dhe gëzuar festën nga Bregu i Lumit”, shprehet Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re