Kryeministri Edi Rama nga Dibra ka sulmua kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Duke ju referuar kandidatit të PD-së si dhe kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ të Sali Berishës, tha se njëri ka dalë nga vrima e bravës dhe tjetri nga vareja.

“ Duhet të ikin të dy ata, jo vetëm njoni. Duhet të hapet brava dhe duhet fut vareja në magazinë. Të bëjmë pak humor, qeshim se nuk qajmë dot për atë hall. S’na takon neve të qajmë me atë hall”, tha Rama.

Duke folur për zgjedhjet, Rama tha se edhe ai dhe qeverisja e tij kanë probleme dhe siç tha ai “janë për t’u kap me shpulla”, por shtoi se më të mirë se ata nuk ka.

“Ne më të mirët nuk jemi, por ndodh që edhe ne jemi ndonjëherë jemi për t’u kap me shpulla, por më të mirë se ne, jo nuk ka jo. Kështu që të sjellim rrugën e Arbrit këtu, ky është objektivi. Se është vërtetë tani, ne Klosin e duam shumë, por që Klosi të parakalojë Peshkopinë, kjo është e rëndë, dhe do ta përballojmë disa kohë.

Klosi ishte si xhep fallco, si ky i imi, por s’e fut dot dorën, tani Klosi është bërë destinacion. Ju jeni bërë si me thënë po shkoj në Klos me marr avionin. Por kjo është vetëm për disa kohë, por ne e kemi filluar projekt idenë, por nuk do t’i ndahemi deri sa ta sjellim këtu avionin”, tha Rama nga Dibra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re