Një sherr i ashpër femëror u shënua në New York. Arsyeja: një vend për parkim.
Protagonist ishin: 45-vjeçarja Andrea Dumitru nga Rumania, vajza e saj 21-vjeçare Sabrina Starman, ndërsa përballë tyre, në përleshjen duke u shkulur nga leshtë e kokës ishte studentja 21-vjeçare afro-amerikane Jada McPherson.
Incidenti u shkaktua nga studentja 21-vjeçare që përpiqej të parkonte në një vend që ishte rezervuar për 45-vjeçaren nga një mik.
Në video, vajza 21-vjeçare e gruas rumune shihet duke sulmuar studenten me kapje nga flokët.
“Je majmune, një kurvë,” dëgjohet Dumitru duke i thënë studentes, e cila u përgjigj: “Je emigrante, një kurvë.” “Je një skllave e mallkuar,” shtoi vajza e gruas 45-vjeçare rumune.
‘A mother-daughter duo and a man allegedly attacked a driver after she attempted to remove trash cans blocking a parking spot in Queens.’
– FOX 5 pic.twitter.com/CaD25DRlF8
— The Daily Sneed™ (@Tr00peRR) July 9, 2025
“Ata u përpoqën të më shkulnin flokët, kisha frikë për jetën time,” tha studentja 21-vjeçare pas sulmit.
Starman dhe nëna e saj u arrestuan për incidentin dhe u akuzuan për sulm dhe ngacmim.
Megjithatë, ata pretendojnë se pasi video u bë publike, morën dhjetëra mesazhe kërcënuese, disa madje i kërcënonin se do t’i vrisnin. “Je gati të vdesësh? Sepse jam gati të të vras,” shkruhej në një nga mesazhet.
“Kemi marrë qindra mesazhe që kërcënojnë jetën tonë. Na shkruajnë se ‘do të vijmë për ju’. Nuk kam qenë kurrë më e frikësuar në jetën time. Kam frikë për jetën time, nuk fle, nuk ha”, përshkroi Dumitru, e cila, së bashku me vajzën e saj, i kërkoi falje studentes 21-vjeçare në një video publike.
Andreea Dumitru, 45, and her Trans daughter Sabrina Starman, 21, give their side of the story and offer apologies after the viral video of the fight that occurred With Jada McPherson over a parking spot in Queens, NY last week 🤦🏾♂️‼️ pic.twitter.com/VqFD3eL94q
— SoulFood66 (@BlackAndNative1) July 15, 2025
Megjithatë, pavarësisht kësaj videoje, 21-vjeçarja deklaroi se nuk e pranon faljen: “Nuk besoj se kërkimfalja është nga zemrat e tyre. E bënë pasi videoja u bë publike. Shpresoj që e kanë kuptuar se çfarë kanë bërë gabim dhe të sillen më mirë në të ardhmen.” /tesheshi.com/
