Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar për emisionin Pasdite me Xhaxhiun në Faxnews, ka deklaruar se ai kurrë nuk do të ndalojë t’i bëjë thirrje partisë së tij që të ndëshkojë të korruptuarit e Rilindjes.

“Rotacioni jo gjithnjë është ndryshim, shqiptarët janë të lodhur nga politika e vjetër.Rama e ka çuar vendin në një pikë ku dhe vetë socialistët dhe rilandasit e urrejnë, të iki një orë e më parë. Ne çdo moment kemi paraqitur alternativa dhe do ti bindim qytetarët që këtij vendi i duhet një kryeministër normal që ta mendojë Shqipërinë si një familje. Edhe nëse partia ime nuk do ti mbajë premtimet për ndëshkimin e qeveritarëve të sotëm unë do të vazhdojë ti bëj thirrje edhe atëherë që t’i ndëshkojë.”- tha Paloka.

Gjithashtu Paloka analizoi proçesin e zgjedhjeve të brendshme që po kryen PD.  Ku sipas tij ky është një proçes i guximshëm pasi ndodh vetëm 1 vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme, por në optikën  e tij deri në këto momente rezulton i suksesshëm. Gjithashtu ai u ndal dhe te ndryshimi i sistemit zgjedhor të cilin e cilësoi si një lojë të Ramës për të shmangur vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve si dhe u shpreh kundër katapultimeve në politikë.

“Ky është një proçes i një fryme që ka ardhur në rritje. Kemi një angazhim100% të anëtarësisë në mbledhje ku të gjithë janë aktivë dhe propozojnë duke treguar besimin që ata kanë në këtë proçes. Ka një lojë të Ramës në çështjen e sistemit ku Rama tenton të kanalizojë vjedhjen e votës tëk një debat mbi sistemin zgjedhor. Ne i kemi pasur të gjitha sistemet në Shqipëri por problem ka qenë manipulimi dhe jo sistemi. Për Partinë Demokratike ka qenë shumë e guximshme që të futemi në një proçes zgjedhor të brendshëm. Ne, brenda PD-së, e kemi futur nocionin e listave të hapura. Të jem i sinqertë ne jemi të hapur që të diskutojmë për çfarëdo lloj sistemi. E kam thënë edhe brenda forumeve që ata të cilët do të na përfaqesojnë duhet të jenë individë të provuar. Ka pas raste që katapultimet në politikë kanë qenë të sukseshme por ka shumë raste që kanë dështuar. Ai që do të merret me politikë duhet ti ngjisi shkallët pak nga pak. Kombinimi i të dyjave në mënyre perfekte është e vështirë. Mund të gjejmë figura apolitike që mund ti fusim në administratë por që polotikisht mund të çalojnë.”- u shpreh Paloka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re