Listës së shteteve, qytetarët e të cilëve nuk hyjnë dot në Kosovë pa patur një test PCR-Negativë, i është shtuar edhe Portugalia.

Në këtë listë me shtesën e re janë aktualisht 16 shtete. Shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezik të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta dhe Portugalia.

Të gjitha këto vende kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, që i fut ata në listën e shteteve me rrezik të lartë.

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë deklarohet se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në faqen zyrtare të web-it të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re