Skip to content

Edhe një tragjedi në Itali, të paktën 11 persona humbin jetën nga stuhia

Të paktën 11 ekskursionistë humbën jetën në grykën e Raganellos në Civita (Cosenza), në Parkun Pollino, pas vërshimeve të përrenjve nga shirat e forta dhe stuhitë e mëdha.
Dy trupat e fundit, të cilat u shtohen atyre të 4 grave dhe 4 burrave të identifikuar më parë, u gjetën tre kilometra larg nga pika ku ishin marrë nga uji.

Gjatë natës një nga të plagosurit më të rëndë vdiq në spital. Pesë mbetën të zhdukur dhe 11 të plagosur.

Njëzet persona janë shpëtuar: në mesin e këtyre 11 janë të plagosur (6 në gjendje të rëndë) dhe janë në spitale.

Sipas mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, “ka vështirësi për të pasur një pasqyrë të qartë se kush është zhdukur për shkak të faktit që ekskursionistët ishin në grupe të shpërndara”.