Rreth një në pesë njerëz vuajnë nga një metabolizëm jo i shëndetshëm pavarësisht se kanë peshë normale. Njerëzit që pothuajse nuk ruajnë yndyrë në pjesën e këmbëve, por e depozojnë atë në pjesën e barkut, janë më të rrezikuarit.

Pothuajse një në pesë njerëz të dobët kanë një rrezik të lartë të diabetit të tipit 2 ose sëmundjeve kardiovaskulare. Ky është rezultati i një studimi të Qendrës Gjermane për Kërkimin e Diabetit (DZD). “Slim është i shëndetshëm – ky rregull nuk vlen gjithmonë”, është përfundimi i studiuesve.

18 % e njerëzve kanë një metabolizëm jo të shëndetshëm pavarësisht se janë me peshë normale. Rreziku i tyre për të pësuar një atak në zemër, goditje në tru ose sëmundje të tjera kardiovaskulare dhe për të vdekur prej tyre është më shumë se 3 herë më e lartë në krahasim me njerëzit me një metabolizëm të shëndetshëm. Madje ata e kanë rrezikun edhe më të lartë se njerëzit të cilët janë mbipeshë por që kanë një metabolizëm të shëndetshëm.

Metabolizmi jo i shëndetshëm: presioni i lartë i gjakut, lipidet e gjakut, sheqeri në gjak

Studiuesit supozuan një metabolizëm jo të shëndetshëm nëse dikush plotëson të paktën dy nga gjashtë faktorët e rrezikut për sindromën metabolike:

  • Presioni i lartë i gjakut të paktën 130/85 ose marrja e medikamenteve antihipertensive.
  • Një nivel i lartë i disa yndyrave të gjakut (triglicerideve) nëse nuk keni ngrënë asgjë për një kohë të gjatë.
  • Niveli i ulët i kolesterolit HDL në gjak ose marrja e barnave për uljen e kolesterolit.
  • Niveli i lartë i sheqerit në gjak (të paktën 100 mg/dl), pasi nuk keni ngrënë për një kohë të gjatë ose duke marrë ilaçe për diabetin.
  • Një nivel i lartë i proteinës C-reaktive (CRP). Kjo është një substancë që trupi e lëshon kur ka inflamacion. Përveç infeksioneve, vlera mund të tregojë formimin e arteriosklerozës.
  • Fillimi i rezistencës ndaj insulinës.

Rrezik më të lartë – Depozit yndyre në Bark dhe këmbë të holla

Përveç shëndetit metabolik, u regjistrua BMI e të gjithë pjesëmarrësve dhe shpërndarja e depozitave të yndyrës në trup. Doli se shumë njerëz me peshë normale me vlera të dobëta metabolike kishin shumë pak depozit yndyre në pjesën e këmbëve. Në vënd të kësaj, ata i ruanin rezervat e tyre të yndyrës kryesisht në zgavrën e barkut, raportojnë studiuesit në revistën “Cell Metabolism”.

Njerëzit e dobët, të cilët nuk depozitojnë yndyrë në pjesën e këmbëve dhe të cilët kanë gjithashtu prova të sindromës metabolike, duhet të ekzaminohen për dëmtim të metabolizmit të tyre, këshillojnë ata. Përveç presionit të lartë të gjakut, sindroma metabolike shfaqet edhe, për shembull, përmes depozitimit të yndyrës në organet e brendshme.

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.spiegel.de/gesundheit/diagnose/diabetes-auch-normalgewichtige-koennen-hohes-risiko-haben-a-1161145.html

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re