Kombet e Bashkuara thanë se informacioni që ata mblodhën treguan se plumbat që vranë gazetaren e Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh më 11 maj, u qëlluan nga forcat izraelite.

“Të gjitha informacionet që kemi mbledhur tregojnë se plumbat që vranë Abu Akleh dhe plagosën kolegun e tij Ali Sammoudi u qëlluan nga forcat izraelite të sigurisë,” tha zëdhënësja e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR), Ravina Shamdasani.

Ajo shtoi se informacioni i mbledhur nga OHCHR nuk zbuloi ndonjë “aktivitet të palestinezëve të armatosur në afërsi të gazetarëve”.

Abu Akleh u vra nga forcat izraelite teksa raportonte për një sulm ushtarak në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Vrasja e saj ka zemëruar palestinezët dhe botën.

Disa dëshmitarë thanë se gazetarja u vra nga forcat izraelite. Disa organizata mediatike kryen gjithashtu hetime që dolën në të njëjtin përfundim.

Shamdasani tha se hetimi i OHCHR-së tregoi se ushtarët izraelitë të vendosur më poshtë në rrugë treguan se Abu Akleh dhe kolegët e saj gazetarë ishin anëtarë të medias.

“Disa plumba individualë, në dukje të drejtuar mirë u qëlluan ndaj tyre [gazetarëve] nga drejtimi i forcave izraelite të sigurisë.”

Ajo shtoi se ata vazhduan të qëllonin në një burrë të paarmatosur që u përpoq të ndihmonte Abu Akleh, si dhe ndaj një gazetari të fshehur pas një peme.

Shefja e OHCHR, Michelle Bachelet u ka bërë sërish thirrje autoriteteve izraelite që të nisin një hetim penal për vrasjen e Abu Akleh, tha Shamdasani.

Zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Naftali Bennett, fillimisht pretenduan se Abu Akleh mund të ishte vrarë nga persona të armatosur palestinezë. Por më vonë ata thanë se nuk mund të përjashtonin mundësinë që plumbi të ishte shkrepur nga një ushtar izraelit.

Mirëpo, ata ende nuk kanë thënë nëse dikush do të përgjigjet penalisht për këtë vrasje dhe as nuk kanë dhënë rezultatet e hetimeve të brendshme.

Më 26 maj, Rrjeti Mediatik Al Jazeera formoi një ekip ligjor që do ta përcjellë vrasjen e Shireen Abu Akleh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re