Skip to content

“Edhe pa 8 janarin, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”

Screenshot 20220114 223628 Chrome 01

Screenshot 20220114 223628 Chrome 01Astrit Patozi, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se “edhe pa protestën e 8 janarit, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”.

“Që kur u dha lajmi që Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, unë e kisha shumë të qartë dhe u kam sugjeruar me dashamirësi që në këtë krisje, të përpiqeshin të ruanin të paktën atë që kishte mbetur nga Partia Demokratike. PD-ja ka humbur shumë nga roli i vet dhe nga vlerat që ka pasur. Kursi i pas vitit 2013 ka qenë një kurs degradues dhe në rënie të lirë”, u shpreh Patozi.

“Ndaj, me shumë realizëm i kam sugjeruar që edhe në rast se do të ndahen, të ndahen sa më shpejt dhe në mënyrë demokratike. Në fakt, ata bënë të kundërtën. Nuk i dhanë demokratëve mundësinë për të verifikuar shumicën. Ata kishin detyrimin për të ruajtur prestigjin e demokratëve”, shtoi Patozi.

Sipas tij, “edhe pa 8 janarin, ata nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”.

“PD-ja duhet të pranojë që ka dy grupime të mëdha që nuk i bashkon më asgjë me njëri-tjetrin. Kjo ndarje duhet formalizuar, që secila të ruajë peshën e vet specifike në elektoratin demokrat”, theksoi Patozi.