Ndërsa perimet përgjithësisht konsiderohen si një shtyllë e një diete të shëndetshme, ka disa varietete që, nëse konsumohen me tepricë ose në kushte të caktuara, mund të shkaktojnë probleme. Këtu është një listë e perimeve që ndihmojnë në shëndet ,nëse përdoren në mënyrë të moderuar:

Spinaqi
Pse t’a kufizoni ? Spinaqi përmban oksalate, të cilat mund të kontribuojnë në formimin e gurëve në veshka te individët e ndjeshëm. Për më tepër, sasia e lartë e acidit oksalik mund të ndërhyjë në përthithjen e kalciumit dhe hekurit.
Këshillë: Gatimi i tij ul përqendrimin e oksalateve.

Lakra, brokoli dhe lulelakra
Pse t’i kufizoni ato? Këto perime krucifere mund të shkaktojnë fryrje barku dhe fryrje për shkak të pranisë së sheqernave komplekse si rafinoza, të cilat janë të vështira për t’u tretur. Për më tepër, në sasi të mëdha, ato mund të ndërhyjnë në funksionin e tiroides tek ata që vuajnë nga hipotiroidizmi, për shkak të pranisë së goitrogjenëve.
Këshillë: Gatimi i tyre ndihmon në uljen e efekteve anësore.

Domate
Pse t’i kufizoni ato? Aciditeti i domateve mund të irritojë njerëzit me gastrit, refluks gastroezofageal ose ulçerë. Për më tepër, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë probleme të kyçeve tek individët e ndjeshëm për shkak të pranisë së solaninës.
Këshillë: Konsumojeni me moderim dhe në vakte të ekuilibruara mirë

Patate
Pse t’i kufizoni ato? Patatet përmbajnë solaninë, një substancë toksike që mund të grumbullohet veçanërisht në lëvozhgën dhe pjesët e gjelbra. Konsumimi i tepërt, veçanërisht i patateve të papjekura, mund të shkaktojë probleme gastrointestinale.
Këshillë: Shmangni patatet e mbira ose filizat jeshile.

Patëllxhan
Pse t’i kufizoni ato? Ashtu si patatet, edhe patëllxhanët përmbajnë solaninë. Ngrënia e tyre të papërpunuara ose në sasi të mëdha mund të jetë toksike për disa individë të ndjeshëm.
Këshillë: Patëllxhanët i gatuani mirë para se t’i hani.

Raven
Pse ta kufizoni? Gjethet e ravenit janë toksike për shkak të përqendrimit shumë të lartë të oksalateve dhe mund të jenë vdekjeprurëse nëse konsumohen në sasi të mëdha.
Këshillë: Konsumoni vetëm bishtat dhe në sasi të moderuar.

Karrota
Pse t’i kufizoni ato? Edhe pse ato janë të shëndetshme, konsumimi i tepërt i karotave mund të çojë në karotenemi, një gjendje e padëmshme por kurioze në të cilën lëkura kthehet në të verdhë-portokalli për shkak të akumulimit të beta-karotenit.
Këshillë: Konsumoni  në mënyrë të moderuar nëse vëreni ndryshime në ngjyrën e lëkurës.

Specat
Pse t’i kufizoni ato? Specat zile, veçanërisht ato jeshile, mund të jenë të vështira për t’u tretur nga disa njerëz, duke shkaktuar fryrje dhe aciditet.
Këshillë: preferoni specat e kuq ose gatuajini për t’i tretur më lehtë.

Rekomandime të përgjithshme:
Shumëllojshmëria: Hani një gamë të gjerë perimesh për të shmangur akumulimin e ndonjë substance.
Përgatitja: Gatimi mund të zvogëlojë ndikimin e disa përbërësve problematikë.
Sasia: Edhe ushqimet më të shëndetshme mund të jenë të dëmshme nëse konsumohen me tepricë.
Nëse keni dyshime specifike ose kushte të veçanta shëndetësore, është gjithmonë më mirë të konsultoheni me një nutricionist ose mjek.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re