Industria e përpunimit të qumështit ngre alarmin e falimentit. Çmimi i qumështit si lëndë e parë, po blihet deri në 30 lekë më shtrenjtë NGA fabrikat. Nëse para krizës qumështi nga fermeri për përpunim blihej 40 lekë, sot kushton deri ne 70 lekë.

 

DONJALDO HOXHA

INDUSTRIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT

 

“Situata është shumë e vështirë. Situata e sotme është dramatike dhe ndërhyrjet janë të domosdoshme, fermerëve u janë rritur kostot në mënyrë të tejskajshme, inputet bujqësore, lënda ushqimore. Ka një çmim më të lartë të lëndës së parë të qumështit, rritje nga 10-20-25%.

 

Përveç shtrenjtimit të qumështit si lëndë e parë, fabrikat e përpunimit thonë se në falimentin e tyre po ndihmojnë edhe çmimet më të shtrenjta për lëndët e tjera.

 

DONJALDO HOXHA

 

“Në zinxhirin prodhues, kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike. energjia elektrike nga 11 lekjë ka shkuar në 22 apo edhe 35 lekë për kilovat. kemi shtrenjtim edhe të çmimit të gazit nga 75 lekë për kg ka shkuar në 150 lekë për kg. kemi rritje të lëndëve të plastikës, rritje me 50% të cmimeve në janar, ndërsa në prill ka rritje me 25% shtesë. çmimi i rritur i naftës ndikjon në shpërndarje. deri më sot sektori ka bërë sakrificë për të bërë të mundur mbijetesën në treg. nëse vijojmë kështu, do të jemi të pakonkurrueshëm dhe importi të na falimentojë.”

 

Për këtë situatë, Ministria e Bujqësisë thotë se nuk ka dijeni, por shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në rast nevoje.

 

FRIDA KRIFCA

MINISTRE E BUJQESISE

 

“Çmimi i fermerëve është rritur. më vjen mirë sepse ata kanë kosto të rikuperojnë kostot e prodhimit., fabrikat nuk kam dijeni që janë në rrezik, kostoja është gjithmonë e transferueshme, porsa i takon fermerit, është mirë që çmimi është i rritur. kur ka nevojë për mbështetje, ne jemi këtu.”

 

Në përgjigje të kësaj gatishmërie, industria e përpunimit rikthyehet te kërkesat për subvencion direkt për blegtorin çdo litër qumësht, tvsh 6% në shitje në sektorin e përpunimit të qumështit dhe përafrim me skemat e mbështetjes që rajoni jep për fermerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re