Siç një baxhanak (i ndjerë dhe pa faj) në aferat e Berishës (rasti “Gërdec”), një i ngjashëm është shfaqur dhe për Ramën, nisur nga një akuzë e fundit e opozitës.

Kreu i mazhorancës është akuzuar për atë që baxhanaku i tij ka fituar një tender për faturimin e bizneseve, pas një gare jo të ndershme.

“Tenderi që i jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për çdo shitje nga biznesi është një nga tenderat haptazi korruptiv të qeverisë Rama. Partia Demokratike denoncoi 5 javë më parë se kriteret e vendosura ishin përcaktuar për të nxjerrë fituese kompaninë kroate. 

Por nuk janë vetëm kriteret e paracaktuara të tenderit që e bëjnë atë korruptiv pasi faktet provojnë manipulimin e kësaj gare. Dokumentat e bërë publik që unë po prezantoj sot këtu tregojnë se në tenderin  fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive. Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe Armando Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama. Përmes kompanisë së tij B360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, në garën fallco për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate të tenderit korruptiv prej 15 milionë dollarësh”, deklaroi ndër të tjera deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Ndërkohë duhet kujtuar se në rrafshin familjar, opozita e kë të vëllanë e kryeministrit, Olsi Ramën, si personazh kryesor. Nga ana tjetër, rivali i tij Basha, akuzohet nga mazhoranca si i implikuar në afera me kunatin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re