Skerdilajd Murati, është mësues dhe cdo ditë përshkon 6 orë rrugë për t’u dhënë mësim nxënësve të fshatit Gjerë, në komunën Porocan të Gramshit.
Por kjo nuk është pjesa më e vështirë, sepse atij i duhet t’i ngjitet malit në një rrugë tepër të vështirë gjatë së cilës ka hasur edhe ujqër! Gjithsesi, pavarësisht kësaj, puna për të është nder. Por edhe sa kohë mund të vazhdojë të sakrifikojë ai? Ja cfare ka rrëfyer ai në Top Show Magazine:
“Në radhë të parë të gjithë kemi nevojë për punë, më transferuan në fshatin Gjerë. Atje ka rreth 16 nxënës, bie borë se është vend malor më duhet ta bëj 1 orë e gjysmë vetëm mal. Një ditë isha krejt i vetëm, u shtanga, më kishte thënë një miku im që ujku trembet po të kesh një degë me vete, atë bëra në atë moment, ta tremb sado pak vetëm të arrij te shkolla shëndoshë e mirë edhe këtë herë të paktën. E kam shumë të vështirë ta vazhdoj megjithëse e vetmja gjë që më vjen keq janë ata nxënës.Jam i martuar aktualisht por është i vështirë në situatën që jam unë të mendoj të krijoj një familje”.
   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re