Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Mirin, kushëriri i gjyqtarit i akuzuar për korrupsion. Miri u ndalua si sekseri që merrte para për llogari të gjyqtarit dhe për ndikim në një vendim gjyqësor.
 
Të dielën Krimet e Renda lanë ne arrest me burg gjyqtarin e apelit te Tiranës Shkëlqim Miri. Gjatë seancës organi i akuzës u shpreh se kishte pamje filmike qe tregonin dhënien e mijëra eurove ne këmbim te ndryshimit te vendimit per një te dënuar për vrasje. Shkëlqim Miri akuzohet se i ndryshoi veprën penale një të dënuari, nga ‘vrasje’ në plagosje të rëndë me dashje. Pas një kohë të gjatë hetimi, prokuroria mblodhi provat e nevojshme që vërtetonin se  gjyqtari Shkëlqim Miri kishte përfituar të ardhura për shkak se kishte ndryshuar vendimin për një të dënuar.
 
Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti Shkëlqim Mirit një shumë të konsiderueshme parash rreth 340 milion leke. Para gjykatës, prokurori i çështjes tha se hetimet do të vijojnë dhe do të ketë të tjerë persona të proceduar.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re