Në vitin 1999, forcat serbe do t’i vrisnin të birin. Nuredini ishte vetëm 17 vjeçar.

Sikur të kishin ndodhur sot, i kujton nënë Fatima lotët e të birit, në bisedën e fundit që pati me të. Ditën e djeshme eshtrat e të birit u rivarrosën në fshatin Tërstenik të Drenasit, ndërsa nënë Fatimja të paktën tashmë, mund të ketë një varr ku të qajë të birin.

Ajo tregoi mes lotëve takimin e fundit me të birin, i cili së bashku me të tjerë ishin fshehur për t’i shpëtuar forcave serbe.

Të rinjtë e fëmijët kanë ikur në mal. Shkova e ndenja pak, por s’guxoja me ndenj shumë. Më tha: “Oj nanë, po vij edhe unë”. I thashë mos me ardhë se dy autobusë kanë zdrypë në asphalt (serbë)… e të mysin nër sy temin. Qau. Edhe tani i shoh lotët e tij”-tregoi për klan kosovën, nënë Fatimja.

“Na kan gjujtë në afërsinë 4 apo 5 metra.. Shumica u plagosën e disa mbetën të vrarë”-tregoi një prej personave që i shpëtoi plumbave 23 vite më parë, Ilir Dvorani.

Si rasti i këtij 17 vjeçari, ka mijëra të zhdukur të tjerë.

E tashmë plot 23 vite larg vdekjes së tij, eshtrat e 17 vjeçarit janë identifikuar e rivarrosur në fshatin e  lindjes (më parë trupi ishte varrosur në Çikatovë të vjetër). Më në fund kjo nënë, do të mund të shkojë në banesën e fundit të të birit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re