Vendi ynë ashtu si tashmë prej disa ditësh do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për këtë të premte parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Gjithashtu në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 5-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 20°C

në zona e ulëta 5 deri 28°C në zona bregdetare 9 deri 26°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re