![](https://shqiptaretpershqiptaret.info/wp-content/uploads/2021/05/Grand_Gallery-2.gif)
![](https://shqiptaretpershqiptaret.info/wp-content/uploads/angwp/items/8962/Gif Header for Mobile.gif)
Ky burrë ka humbur thuajse gjithçka. Për 30 vite punoi për të ngritur shtëpinë, një ngrehinë e cila iu shemb sa hap e mbyll sytë.
![](https://shqiptaretpershqiptaret.info/wp-content/uploads/2021/06/Screenshot_25-3.png)
Sot e gjen të pafuqishëm, të pazotin për veten. I lodhur nga pesha e kohës, Veliu qëndron shpesh herë pranë ngrehinës së shkatërruar.
“Edhe sot më del flaka përpara syve.”
![](https://shqiptaretpershqiptaret.info/wp-content/uploads/2021/06/Screenshot_30-2.png)
Duart e Veliut e tregojnë më së miri sesi ka kaluar koha për të. Kurse ai vetë tregon për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” se jeta e tij ka qenë tejet e vështirë.
![](https://shqiptaretpershqiptaret.info/wp-content/uploads/2021/06/Screenshot_42-1.png)
“Edhe sot më del flaka përpara syve. Ka qenë një jetë shumë e vështirë. Kemi jetuar në kasolle, duke punuar në kazëm, punë të rënda me bujqësi, duke shitur farishte.”-tregon Veli Zeneli.
Në muajin shkurt, një shkëndijë elektrike i vuri flakën shtëpisë së tij në fshatin Fier-Shegan të Lushnjës. E kujton sikur të ishtë dje momentin kur pa se ajo për të cilën kishte punuar, po rrëzohej në tokë. Çka mbeti prej aty, për Veliun e të shoqen, ishin veçse rrobat e trupit.
![](https://shqiptaretpershqiptaret.info/wp-content/uploads/2021/06/Screenshot_36-4.png)
“Për 30 vite e kemi ngritur shtëpinë, por iku për pak…nuk po ndieja më se ku po ikja, unë këndej e gruaja andej, por nuk kishim çfarë të bënim asgjë. Edhe sot më del flaka para syve. Qysh arrita në këtë gjendje, që më ra kjo katastrofë, e tani nuk kam çfarë të bëj më.”-thotë ai.