Kjo e dielë do të nisë me mot të vranët, ndërsa reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit.

Në veriperëndim reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak reshjet e dëborës  në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi I erës me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re