Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë.

Për shkak të të nxehtit afrikan që ka pushtuar vendin dhe temperaturave të larta ka rrezik për zjarr në qarqet: Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Temperaturat janë disa gradë më të ulëta se ditët e kaluara duke variuar nga 23 / 35 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 22 / 38 °C; ndërsa në vendet malore: 17 / 36 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare por për shkak të të nxehtit, dita do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko