Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një protestë në zonën e Pedonales në kryeqytet, për të shprehur revoltën paqësore ndaj shoqërimit me dhunë të 4 anëtarëve të saj. Në fjalën e tij përpara kamerave regjisori Edmond Budina u shpreh se e sheh këtë si një sulm personal ndaj Aleancës, por ai thekson se ‘Qendrestarët e Teatrit’ të ngjiten këmba këmbës dhe nuk të shqiten deri sa të arrijnë qëllimin e tyre. Në këtë rast qëllimi është dënimi i efektivëve që ushtruan dhunë ndaj 4 pjesëtarëve të aleancës.

Dënimin e policëve regjisori nuk e sheh të mundur të bëhet nga shteti por nga kallëzimet penale ndaj tyre në gjykatë.

“Edhe SS në Gjermaninë e Hitlerit nuk e bënë këtë, por e bënë këta.

Ai koreograf që mori një çizme në fytyrë është një artist i madh që ka marr vlerësime në neë York. Ai person që e ka qëlluar duhet të dënohet. Nuk ka asnjë mundësi për tu bërë një politikë korrekte në Shqipëri, nëse nuk mbrojmë lirinë e shprehjres. Qytetarët duhet të dalin të kërkojnë të drejtën e tyre themelore dhe më  pas të kërkojnë të drejtat e tjera. Ne e dim si vepron ligji në Shqipëri, por ne të vihemi këmba këmbës dhe do ta ndjekim personalisht këtë ngjarje, ku deri tani kemi bërë 11 kallëzime. Nuk varet nga organet e Drejtësisë por nga këmbngulja jonë dënimi I personave që kanë kryer akte dhune. E shoh këtë si një sulm personal dhe një lodhje psikike të punonjësve të policisë që u morrën 3 vjet me ne. Ne kemi publikuar një video ku nje polic shan me libër shtëpie kundra nesh për shkak se e kishin lënë 4 ditë pa gjumë.

Erdha para protestës dhe doja të kaloja pedonalen nga mbrapa, por një polic nuk më la, dhe kur e pyeta se cila ishte arsyeja, ai nuk e dinte por më tha se kështu i kishte thënë shefi”, tha Robert Budina.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re