Kryeministri Edi Rama ka thumbuar sërish opozitën në lidhje me akuzat e fshehjes së numrit të viktimave dhe për keqmenaxhimin e pandemisë., duke publikuar pamje nga spitali i fëmijëve në Durrës.

Rama thotë se opozita përdor të vdekurit në luftën e saj “qorre” për pushtet”.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që duam, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes, kreu i opozitës, Lulzim Basha publikoi fakte tronditëse duke thënë se viktimat nga covid janë më të larta se sa deklarohen nga qeveria, dhe kërkoi hetim nga prokuroria.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re