Të martën u publikuan dokumente që akuzonin ish-peshkopin e Essenit dhe një nga teologët më të famshëm të Gjermanisë së pasluftës, kardinalin Franz Hengsbach, për abuzim seksual me të mitur.

“Peshkopi Franz-Josef Overbeck ka urdhëruar një hetim të detajuar mbi akuzat serioze për abuzim kundër peshkopit të parë të Dioqezës së Essenit, Franz Hengsbach, në periudhën nga vitet 1950 deri në vitet 1970”, njoftoi të martën Dioqeza e Essenit.

Një hetim i brendshëm filloi pasi një person kontaktoi dioqezën në tetor të vitit të kaluar, i cili pretendoi se peshkopi Hengsbach kishte abuzuar seksualisht me të në fund të viteve gjashtëdhjetë.

Pas kontrollit në dioqezën e Paderbornit, në të cilën Hengsbach, i cili vdiq në vitin 1991, ishte aktiv përpara se të vinte në Essen, u mësua se ai ishte denoncuar atje në vitin 2011 për abuzim seksual me një të mitur në vitet 1950.

Viktimat u kërkuan të dilnin përpara

Ai rast, siç u tha, u raportua në të njëjtin vit në Kongregacionin për Doktrinën e Besimit në Vatikan, i cili i hodhi poshtë akuzat si të pabaza.

Sipas informacioneve nga dioqeza e Paderbornit, ka raportime për abuzim seksual të një të mituri ndaj vëllait të peshkopit Hengsbach, Paul, i cili është gjithashtu prift.

Peshkopi aktual Overbeck u bëri thirrje viktimave të tjera të mundshme të abuzimit që ta raportojnë atë në dioqezë.

Në vitet e fundit, punonjësit e Kishës Katolike Gjermane janë vënë nën sulmin e shumë akuzave për abuzim seksual të të miturve.

Këto skandale shkaktuan edhe largime të shumta të besimtarëve nga bashkësitë kishtare. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re